
Policia e Korçës njofton se ka arrestuar dy persona, të cilët janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin. Një qytetar mësohet se është përfshirë në sherr me njerkun e tij.
Gjithashtu, dyshohet se i arrestuari me inicialet E.T. ka dhunuar edhe nënën e tij.
“Komisariati i Policisë Korçë arrestoi në flagrancë shtetasit E .T. dhe M. R., banues në Korçë, pasi dyshohet se shtetasi E. T. është është konfliktuar fizikisht me njerkun e tij, shtetasin M. R. Gjithashtu, dyshohet se shtetasi E. T. ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij”, njofton policia.
(Balkanweb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co