Ilda Zhulali, eksperte në politikën e Jashtme, duke komentuar në emisionin “Open” në News24, debatin Trump-Harris që pritet të mbahet mbrëmjen e së martës (me orën amerikane) tha se kandidati republikan hyn i avantazhuar në këtë debat.
Zhulali tha se Harris ka shmangur pothuajse fare përballjen me mediat, madje edhe në dy tre momente televizive, ajo nuk ka mundur t’i përgjigjet pyetjeve thelbësore.
[embedded content]
“Një moment i veçantë janë çështjet që do të diskutohen. 61% e qytetarëve amerikanë, referuar sondazheve, kërkojnë ndryshimin e madh dhe 53 % e tyre e konsiderojnë Trump si politikanin që mund të sjellë ndryshimin.
Një tjetër disavantazh i Harris është mënyra e trajtimit të çështjeve. Ajo nuk ka dinamikën e Trump, nuk përballon dot presionin”, tha Zhulali.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co