Me debate po shoqërohet mbledhja e Komisionit për Trajtimin e të Dhënave të Sistemit Tims, ku nuk kanë munguar ironitë, por edhe sugjerimet. Deputeti i PD-së, Luan Baçi sugjeroi që të zbatohet ligji dhe rendi i ditës.
Ndërkohë, Bledjan Nallbati tha se dje kushtetuta, me mbrojtjen që i bëri Xhaçkës, duke mos çuar në Kushtetuese mandatin e saj, ‘vdiq’.
DEBATET
Luan Baçi: Duhet t’i dëgjojmë këta ekspertë dhe më pas të na dëgjojnë edhe qytetarët. Duhet të jemi; as ju avokatë, dhe as ne gjyqtarë. Anëtarët e këtij komisioni duhet të zbatojnë ligjin dhe të bëjmë transparencë.
Kollçaku: Qëndrimi im është; të zbatohet procesverbali. Më pas miratohet lista e ekspertëve. Për ça duhet gjithë ky show mediatik. Del kryetari dhe thotë; skandal ngjarja. Ai bëri dhe kryeprokurorin dhe avokatin. Ka ndodhur një ngjarje, ndaj duhet të fokusohemi këtu, te Kushtetuta.
Bledjon Nallbati: Nëse bëni fjalën për këtë Kushtetutës dje, asaj dje i bëtë varrimin. Pas asaj që bëtë dje nuk mund të vini dhe të flisni këtu. Dje e varrosët kushtetutën, duke hedhur poshtë ligjin. Na e bëni me dije se cilën kushtetutë zbatoni, që të jemi dhe të paditurit të ditur, që mos të frikësohemi.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co