“Dashurojmë të luajmë futobll, pavarësisht stadiumit dhe atmosferës”, Luis Enrike pasi eleminoi Liverpulin: Jam krenar për këtë ekip të madh

dashurojme te luajme futobll pavaresisht stadiumit dhe atmosferes luis enrike pasi eleminoi liverpulin jam krenar per kete ekip te madh
dashurojme te luajme futobll pavaresisht stadiumit dhe atmosferes luis enrike pasi eleminoi liverpulin jam krenar per kete ekip te madh

PSG-ja ka eleminuar Liverpulin dhe është kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Luis Enrikja është shfaqur tejet i emocionuar pas ndeshjes për mikrofonin e “Canal +”-it. Trajneri i PSG-së ka thënë se ndjen krenari për ekipin që drejton, pasi  tregoi se e dashuron të luajturt futboll, pavarësisht stadiumit dhe atmosferës që krijonë tifozët kundërshtarë.

“Të jem i sinqertë, nuk di se çfarë të them. Jam shumë i lumtur, sepse treguam se jemi një ekip i vërtetë. Është diçka që e kemi thënë që prej një kohe të gjatë, por sot, me tifozët tanë, ishte një ndeshje shumë e mirë. Jemi krenarë për këtë ekip të madh. Sot ishte një lojë shumë e vështirë, sepse ata janë një ekip shumë i mirë. Ishte e vështirë ta mbaje topin.

Me mentalitetin, personalitetin dhe veçanërisht me Xhixhin (Donarumën), ishim të aftë ta fitonim ndeshjen. Ata (Liverpuli) përfunduan të parët në fazën e grupeve. Sot ne treguam që e dashurojmë të luajmë futboll, pavarësisht stadiumit, atmosferës. Është shumë gjë e këndshme që të kesh këtë skuadër. Loja e sotme ishte për të gjithë tifozët tanë”, ka deklaruar Luis Enrikja./Sport Ekspres/

Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news

dsaadmin

Learn More →