
Rashid Rahimovi ka folur për të ardhmen e Mirlind Dakut. Trajneri i Rubin Kazanit ka shprehur shqetësimin e tij për moszgjatjen e kontratës, pasi lojtari mund të largohet falas në vitin e ardhshëm. Më tej, Rahimovi ka shpjeguar edhe arsyen përse i ushtron sulmuesit shqiptar më shumë presion se lojtarët e tjerë. Kreu i pankinës ka thënë se me Dakun nevojiten metoda “të dhunshme”, përndryshe relaksohet dhe nuk jep nivelin e kërkuar.
“Jam i shqetësuar që ai të mos e lërë ekipin falas. Ai po luan mirë. Po humbasim kohën, kontrata e tij nuk është zgjatur, megjithëse kemi folur për këtë që në qershor. Unë nuk flas me të. Unë i ushtroj presion, sepse mendoj se ai mund të luajë edhe më mirë, sidomos nëse ka konkurencë brenda ekipit. Ai ka nevojë vazhdimisht për metodën e drurit, përndryshe relaksohet”, ka thënë Rashid Rahimovi./Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news