Shqipëria u mund 2-1 nga Italia në ndeshjen e parë të Europianit, ndërsa do kërkojë pikët e para në grup pas pak ditësh ndaj Kroacisë. I ftuar në “Çështjen e ditës” ishte gazetari i News 24, Igli Çutra, i cili u shpreh se kuqezinjve u duhet më shumë guxim.
Komentet ndaj Hysaj- Në bazë të asaj që kemi mësuar, Hysaj ka mbyllur të gjitha rrjetet sociale. Ai është gjest instiktiv, nuk jam dakord me kryqëzimin e bërë. Do isha dakord me tifozët nëse vlerësohet në përgjithësi përformanca e tij. Ne shumë lojtarë që i kishim në kualifikuese dhe që bënë paraqitje të mira, nuk luajtën në nivelet e duhura.
Ne prisnim një Shqipëri që guxon më shumë. Nga zëvendësimet e bëra, trajneri kërkoi që të ruante balancat. Dyshoj që do të ketë ndryshime, nuk besoj se ky linçim i bërë ndaj Hysajt mund të bëjë që Balliu të luajë. Kemi grup disa herë më të vështirë se ai që patëm në Francë” – tha ai.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co