Çorba me taksën Kashar-Thumanë, 2.1 euro apo 270 lekë/ Ministria sqaron tarifën, pagesat i konsideron “testime”

corba me taksen kashar thumane 2 1 euro apo 270 leke ministria sqaron tarifen pagesat i konsideron testime
corba me taksen kashar thumane 2 1 euro apo 270 leke ministria sqaron tarifen pagesat i konsideron testime

Ajo që po ndodh me pagesat në aksin Kashar-Thumanë në gjuhën popullore mund të quhet vetëm një çorbë. Ndërsa tarifa e vendosur nga Qeveria është 2.1 euro, konçensionari i tarifon drejtuesit e mjeteve me 270 lekë, ose referuar kursit të këmbimit valutor 2.7 euro (nëse do rrumbullakosim vlerën e euro në kuotën 100 lekë).

Por në anën një njoftim nga Ministria e Infrastrukturës e bën edhe më të ngatërruar situatën. Kjo ministri njofton se sistemi i pagesës për aksin rrugor Thumanë – Kashar do të nisë zyrtarisht në ditët në vazhdim, por publiku do të njoftohet paraprakisht për datën dhe orarin e fillimit të pagesës.

Atëherë pyetja që lind është: kush po e mbledh taksën 270 lekë, e cila shkon në xhepin e konçensionarit?

Në vijim të sqarimit, deri në nisjen e këtij procesi, kompania do të kryejë në segmente të ndryshme kohore, testime të kufizuara të sistemit të pagesës, për të kolauduar sistemin dhe aftësinë përpunuese të stafit. Lidhur me orarin e këtyre testimeve publiku do të njoftohet 24 orë më përpara.

“Pagesa për kalimin në këtë aks do të jetë 2.1 euro pa TVSH, ose ekuivalenca e saj në lekë sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, në datën e fillimit të operimit të sistemit të pagesës.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve gjatë fazës së kolaudimit, pasi ky aks rrugor u hap përpara afatit për t’i dhënë frymëmarrje qarkullimit dhe për të lehtësuar trafikun në akset e veriut si dhe për të ndihmuar qytetarët që qarkullojnë në këto akse”, thuhet në njoftim.

Në fakt gjatë ditës së sotme, në pothuajse çdo kupon të publikuar jepet vlera 270 lekë, e cila nuk përputhet me asnjë vlerë, as me kursin e këmbimit dhe as me tarifën e përcaktuar nga Qeveria. Dhe çuditërisht në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës kjo tarifa 270 lekë nuk përmendet, as kërkohet ndjesë dhe as jepet ndonjë sqarim se mbi çfarë baze është aplikuar nga konçensionari.  E gjitha nga çfarë sqarohet nga Ministria e Infrastrukturës duket si një justifikim apo si një testim që i bëhet qytetarëve, që në jo pak raste janë ndjerë të vjedhur, qoftë edhe me një diferencë 60 apo 70 lekë më shumë se ajo tarifa e përcaktuar nga Qeveria.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →