Temperaturat globale në muajin janar u regjistruan si më të lartat se në çdo kohë që nga fillimi i matjeve, pasi Toka regjistroi vitin e saj më të ngrohtë në 2023, deklaruan shkencëtarët e ”Copernicus”.
”Ky është muaji i tetë radhazi më i ngrohtë në rekord për muajin përkatës të vitit”, theksoi Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike të Bashkimit Evropian ”Copernicus”.
Në janar, temperatura mesatare e ajrit sipërfaqësor ishte 13,14 gradë Celsius, që ishte 0,7 gradë më e lartë se mesatarja për periudhën e referencës nga viti 1991 deri në vitin 2020.
Janari i mëparshëm më i ngrohtë ishte në vitin 2020.
Informacioni kryesor i klimës i përdorur nga Copernicus daton në vitin 1950, megjithëse disa të dhëna të mëparshme janë gjithashtu të disponueshme.
Nëse bëjmë një krahasim edhe më tej në kohë, rritja e jashtëzakonshme bëhet edhe më evidente.
Temperatura mesatare e janarit në vitin 2024 ishte 1,66 gradë më e lartë se mesatarja e vlerësuar për muajin midis viteve 1850-1900.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co