Këtë të hënë është hedhur shorti për Conference League, sa i takon fazës së “Play off”. Ballkani, kampioni i Kosovës, nëse kalon pengesën e Larne (Irlanda e Veriut), në “Play Off”, do të gjejë fituesin e çiftit Dinamo Minsk (Bjellorusi)-Lincoln Red Imps (Gjibraltar).
Mision i vështirë për Dritën. Klubi i elitës kosovare, nëse eleminon Audan (Letonia), në fazën tjetër gjen fituesin e çiftit Brondby (Danimarkë)-Legia e Varshavës (Poloni).
Vlen të theksojmë se Shqipëria në fazën e 3-të të kualifikimeve të Conference League nuk përfaqësohet nga asnjë skuadër, pasi ekipet shqiptare janë eleminuar.
(J.S/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co