Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për raundin e 3-të të Conference League. Partizani dhe Egnatia mësuan kështu kundërshtarët e tyre në këtë raund, nëse ia dalin të kalojnë me sukses sfidat e fazës së dytë.
Goglat shmangën derbin e shqiptarëve, ku Egnatia nëse kalon në raundin e 3-të do të përballet me fituesin e çiftit Virtus A.C. 1964 (SMR)/ FC Flora Tallinn (EST). Ndeshjen e parë rrogozhinasit do ta luajnë në shtëpi.
Ndërkohë Ballkani do të sfidojë Larne FC (NIR), ndërsa Struga nëse kalon në fazën tjetër do të duelojë me fituesin e çiftit FC Differdange 03 (LUX)/ FC Ordabasy (KAZ). Kundërshtarë i vështië për Deçiq, ku nëse kalon në turin e 3-të do të sfidojë gjigantët filandez të HJK Helsinki.
Nga krahu tjetër Partizani nëse kalon në fazën e 3-të do të duelojë me fituesin e çiftit Istanbul Başakşehir (TUR)/ La Fiorita 1967 (SMR). Ndeshjet e parë do ta luajnë në shtëpi, ndërsa të kthimit në transfertë.


Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co