
Çmenduri në Barcelona-Atletiko Madrid. Përballja e parë gjysmëfinale në Kupën e Mbretit ka ofruar spektakël dhe emocione të forta për futbolldashësit. Ndeshja e sotme ka përfunduar në barazim 4-4, teksa 8 golat e shënuar nuk kanë mjaftuar për të nxjerrë një fitues.
Sfida nisi vrullshëm. Alvarezi tundi rrjetën që në minutën e parë të takimit, ndërsa në të 6-n Grizmani dyfishoi shifrat. Megjithatë katalanasit reaguan shpejt dhe përmbysën rezultatin brenda pjesës së parë me anë të Pedrit (20’), Kubarsit (21’) dhe Injigo Martinezit (41’).
Levandovski i dërgoi shifrat në 4-2 në minutën e 74-t, por kundërpërgjigja nuk do të mungonte. Jorente ngushtoi shifrat 10 minuta më vonë, ndërsa Sorlothi fiksoi shifrat përfundimtare në 4-4 në minutën e 93-të. Finalisti i Kupës së Mbretit do të përcaktohet në ndeshjen e kthimit, e cila do të luhet në “Vanda Metropolitana” në Madrid./Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news