
Mesfushori i Real Madrid, Tchouameni dha mendimin e tij para ndeshjes ndaj Cityt në Champions dhe ndaj Barcelonës në kampionat.
“Kemi një ndeshje të rëndësishme kundër Manchester City të mërkurën. Ne kemi një skuadër me shumë cilësi dhe e dimë që në fund çdo lojtar do të tregojë cilësitë e tij, do të shënojë gol dhe do ta ndihmojë skuadrën të marrë tre pikët. Gjithmonë themi se ndeshja e radhës është më e rëndësishmja e sezonit, megjithatë tani kemi ndeshje kundër Manchester City, pastaj do të jetë tjetra kundër Barcelona në kampionat, por të gjitha janë të rëndësishme” – Tha ai.
(J.S/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co