
Influencerja e njohur, Chiara Nasti është shtatzënë për herë të dytë. Së fundmi, partnerja e sulmuesit të Lazios, Mattia Zaccagni iu përgjigj disa pyetjeve të ndjekësve të saj në Instagram, duke zbuluar edhe emrin e mundshëm të vogëlushes. Edhe pse është shumë e angazhuar me Thiago-n e saj të vogël, i cili po rritet, Nasti gjen gjithmonë kohë për fansat. “Me siguri do të quhet Dea ose Sole. Kur do të lindë? Në korrik, mezi po pres”- shkruan bukuroshja italiane.
Chiara Nasti dhe Zaccagni u njohën në verën e 2021-shit, gjatë pushimeve në Ibiza. Dyshja e njohur, po kalon vitet më të bukura të historisë së dashurisë, teksa shpeshherë nuk hezitojnë të ndajnë momente edhe me ndjekësit. Sulmuesi i Lazios nuk po kalon muaj të mirë te Lazio dhe në verë mund të ndërrojë mjedis, por të paktën duhet të ndihet me fat, për atë që i ofron jeta private.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co