Champions-i shpërqendron ekipet, nuk fituan gjysma e çerekfinalisteve

champions i shperqendron ekipet nuk fituan gjysma e cerekfinalisteve

Në Itali po diskutohet shumë për fitoren e hedhur në kosh nga ana e Interit në “Tardini” kundër Parmës. Ishte një ndeshje që me rezultatin 0-2 dukej e fituar dhe me 3 pikët në xhep. Por sigurisht që në mendjet e futbollistëve ndikoi jo pak sfida që do të luhet në mesjavë për një nga kompeticionet më të rëndësishme.



mbape

Quhet Champions League, edhe pse nuk pranohet në mënyrë direkte nga protagonistët, është muzika që iu pëlqen më shumë të gjithëve. Është e kotë të fshihesh pas gishtit dhe një sfidë kaq e rëndësishme sa ajo kundër Bajernit të Mynihut influencon jo pak në paraqitjen dhe menaxhimin e forcave për duelet e kampionatit. Ndikon në zgjedhjet e trajnerit për rrotacion, por edhe në zëvendësimet gjatë ndeshjes për të larguar Çalhanoglunë, Lautaron dhe Dimarkon. Sigurisht që ndikon edhe në mendjen e atyre që zbresin në fushën e lojës.

NUK FITUAN 50%- Kjo shpjegohet në fakt me të gjitha rezultatet e arritura në këtë fundjavë nga skuadrat që do të luajnë në fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Gjysmat e këtyre ekipeve nuk kanë arritur që të fitojnë dot në kampionatet respektive dhe sigurisht që mendja është tek Europa. Pra, nga 8 skuadra, 50% nuk kanë fituar.

Reali i Madridit, në fakt, ka dështuar kundër Valencias duke humbur në fund dhe në fakt nuk mund të thuash që Ançeloti e ka ekzagjeruar me rrotacionin. Përveç faktit që e nisi me Rodrigon në stol dhe Brahim Diazin si titullar. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Barcelonën që u ndal në “Montjuiç” nga Betis i Pelegrinit. Katalanasit luajtën me formacionin tip, me përjashtim të Rafinjës që e nisi në pjesën e dytë.

dfgfdgfdgdfg

Edhe Arsenali me mendjen te Reali ka barazuar në shtëpi me Evertonin duke hequr dorë nga aktivizimi i Sakasë dhe Odegardit. Sigurisht që për “Topçinjtë” është një ndalesë pa shumë influencë sepse gara për titullin është thuajse e mbyllur me Liverpulin që po ecën me ritme të frikshme. Ndalesat e Interit, Realit dhe Barcelonës janë më të rënda sepse të tria ekipet po luftojnë për titullin në kampionatet respektive.

TË TJERAT- Ndërkohë që PSG-ja nuk ka pasur surpriza duke fituar 1-0 në shtëpi ndaj Onzher dhe ky triumf shërbeu për të sjellë titullin kampion. U arrit rezultati maksimal me sforcot minimale duke ruajtur për Champions-in francezin Dembele. Golin e shënoi Due. Sukses të rëndësishëm mori edhe Aston Vila kundër Notingam Forest, që është në vendin e tretë në kampionat. Edhe Dortmundi mori 3 pikë me një goleadë ndaj Frajburgut. Edhe Bajerni bëri detyrën, por ndaj Augsburgut u dëmtua Musiala. Ndonjëherë rrotacioni është i rëndësishëm…

Përgatiti: GENTJAN ALINANI – PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →