Champions-i i ri është kompeticioni i përhershëm, të mëdhenjtë e Europës nisin të ngrenë kokën

champions i i ri eshte kompeticioni i perhershem te medhenjte e europes nisin te ngrene koken
champions i i ri eshte kompeticioni i perhershem te medhenjte e europes nisin te ngrene koken

Formati dhe Liga e Kampioneve kanë ndryshuar. Skuadrat dhe kalendari kanë ndryshuar, sezonet dhe shortet janë ndryshe, por kur turneu shkon në rrugëtimin e tij dhe bëhet serioz, aty ku turet bëhen vendimtare, skuadrat e mëdha rishfaqen si gjithmonë.



Ky është mësimi i nxjerrë pas ndeshjeve të para në 1/8 e finaleve. Klubet që kanë pasur probleme në fazën e ligës shkojnë në epërsi në ndeshjet e kthimit. Reali, Bajerni…

Vuajtjet e tyre në fund të vitit 2024 tani janë harruar dhe ata shkojnë në avantazh për të arritur në çerekfinale në takimet e javës së ardhshme. Reali do të duhet të mbrojë fitoren 2-1 ndaj Atletikos. Edhe më e lehtë duket detyra e Bajernit që shkon i qetë në Leverkusen pas triumfit 3- në ndeshjen e së mërkurës.

Në fakt, nëse do të llogariteshin vetëm rezultatet e ndeshjes së parë, çerekfinalet e Champions League do të ishin: Arsenal-Real, LiverpulAston Vila, Barcelona-Dortmund ose Lilë dhe Bajern-Inter. Kjo do të thotë, me një farë leje, “creme de la creme”. Në total, 36 kupa europiane janë ndarë mes atyre që nga sot janë më afër biletës për në çerekfinale.

REALI – Një nga të rilindurit është Madridi. Edhe pse bënë një paraqitje diskrete ndaj Atletikos, ata shkojnë në takimin e kthimit me një avantazh goli që do të jetë një thesar për t’u mbrojtur në “Metropolitano”. Me Mbape të rikthyer në formën e tij të zakonshme dhe Bellingam nga pezullimi, shanset e tyre për t’u kualifikuar po rriten, pavarësisht se në shtëpinë e Simeones nuk do të jetë shëtitje.

BAJERNI – Një tjetër skuadër që është shfaqur në momentin e duhur. Ata pësuan disfata të rënda në fazën e ligës (3-0 ndaj Fejnordit) dhe madje shpëtuan kohën shtesë në minutën e fundit të “play off”-it kundër Sëlltik, por në momentin e së vërtetës ata likujduan Leverkusenin, me një Herri Kejn të frymëzuar.

LIVERPULI – Vuajti shumë më tepër, por inercia e pandalshme e tyre i pa ata të dilnin fitues nga “Parc des Princes” pavarësisht se u dominuan nga PSG-ja. Një ushtrim mbijetese për ekipin më të mirë të turneut deri më tani.

PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →