Tre ministra të qeverisë ukrainase kanë dhënë dorëheqjen në një moment kritik të luftës më Rusinë.
Konkretisht kanë dhënë dorëheqjen ministri i Drejtësisë, ai i mjedisit dhe ministri përgjegjës për mbikëqyrjen e prodhimit të armëve gjatë luftës.
Kryetari i parlamentit të Ukrainës tha se Oleksandr Kamyshin, Denys Maliuska dhe Ruslan Strilets dhanë dorëheqjen e tyre sot.
Asnjë arsye nuk ishte dhënë për dorëheqjet e tyre, por Kamyshyn, ministri strategjik i industrisë së Ukrainës, tha se ai do të mbetet në sektorin e mbrojtjes në një pozicion tjetër.
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co