
Atalanta është çerekfinalistja e radhës e Kupës së Italisë. Bergamaskët kanë siguruar kualifikimin lehtësisht mbrëmjen e sotme përballë Çezenës. Këta të fundit janë shpërfytyruar pa Kristjan Shpendin në fushë, duke u mposhtur me goleadë nga Atalanta.
Skuadra nga Bergamo i ka dhënë leksion futbolli bardhezinjve, teksa ka triumfuar me shifrat e thella 6-1. Autorët e golave për Atalantën ishin Xapakosta (5’), De Ketelare (8’, 35’), Samardziçi (27’, 71’) dhe Breshianini (54’). Ndërkaq, goli i nderit për Çezenën u shënua në minutën e 90 të takimit nga Cisei. Titullar në fushën e lojës ishte edhe Berat Gjimshiti, i cili u zëvendësua në minutën e 63-të, kur rezultati ishte 5-0 në favor të Atalantës./Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news