Çështja Rashford te Junajtid, Ruben Amorim: Nëse gjërat nuk ndryshojnë, preferoj më mirë trajnerin e portierëve…

ceshtja rashford te junajtid ruben amorim nese gjerat nuk ndryshojne preferoj me mire trajnerin e portiereve

Te Junajtid prej disa javësh ka një çështje “Rashford”, me sulmuesin anglez, i cili duket se ka dalë jashtë planeve të teknikut portugez Ruben Amorim. 



Rashford nuk ishte as në stol në duelin e fundit ndaj Fulhem, ku Junajtid triumfoi me rezultatin 0-1, teksa në konferencën për shtyp të dhënë pas ndeshjes, teksa la të kuptohet se nëse sulmuesi Anglez nuk ndryshon sjelljen dhe impenjimin e tij, vendimi do të jetë po i njëjtë.  

Portugezi ndër të tjera, theksoi se më së tepërmi preferon të ketë në stol trajnerin e portierëve, Jorge Vital, i cili është 63-vjeç, sesa lojtarë që nuk japin maksimumin çdo ditë.  

skysports-vital-rashford_6811633

“Nëse gjërat nuk ndryshojnë, unë nuk do të ndryshoj. Është e njëjta situatë për çdo lojtar, nëse bëjnë maksimumin dhe gjërat e duhura, ne mund të përdorim çdo lojtar. 

Ju mund të shihni në stol na mungon pak ritmi. Por unë do të vendos [trajnerin e portierëve të Junajtid Jorge Vital përpara një lojtari që nuk jep maksimumin çdo ditë”, u shpreh ndër të tjera Amorim.  

dsaadmin

Learn More →