Menjëherë pasi u zyrtarizua se Jurgen Klopp nuk do të jetë më trajneri i Liverpool, pas përfundimit të këtij sezoni, klubi i The Reds nisi punën për gjetjen e pasuesit. Shumë emra janë në listë, teksa së fundmi po merr jetë një alternativë mjaft konkrete.
Gjigandët e Liverpool janë të bindur se Slot, trajneri i Feyenoord, është zgjedhja e duhur. Slot fitoi Kupën dhe kampionayin sezonin e kaluar në Holandë, por, mbi të gjitha, ai ka një stil sulmues të lojës.
Burime të ndryshme, mes tyre edhe “The Athletic”, e konsiderojnë atë si kandidat real për të pasuar Jurgen Klopp. 45-vjeçari Holandez, Slot numëron 144 ndeshje në stolin e Feyenoord, me ekipin që ka grumbulluar 2.13 pikë për ndeshje.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co