“Censuruan pamjet e atentatit ndaj meje”, Trump: Facebook dhe Google, tentativë për manipulimin e zgjedhjeve

censuruan pamjet e atentatit ndaj meje trump facebook dhe google tentative per manipulimin e zgjedhjeve
censuruan pamjet e atentatit ndaj meje trump facebook dhe google tentative per manipulimin e zgjedhjeve

Donald Trump ka drejtuar akuza ndaj Facebook dhe Google, duke u shprehur se të dyja kompanitë kanë censuruar fotografinë e tentativës së vrasjes ndaj tij.

Sipas tij në Facebook dhe Google “u bë praktikisht e pamundur gjetja e pamjeve” të aktit që ndodhi para më shumë se dy javësh në Butler, Pensilvani.

Trump e cilësoi këtë veprim si një tjetër tentativë për manipulim të zgjedhjeve presidenciale, ndërsa u bëri thirrje mbështetësve të tij që të “shkojnë pas META dhe Google”.

“Facebook sapo ka pranuar se ka censuruar gabimisht “fotografinë e tentativës së vrasjes së Trump” dhe është kapur. E njëjta gjë për Google. Ata e bënë praktikisht të pamundur gjetjen e fotografive apo ndonjë gjëje rreth këtij akti të urryer. Të dy po përballen me KRITIKA TË MÑDHA PËR KËRKESAT PËR CENZURË. Ja ku po shkojmë sërish, një tjetër tentativë për manipulim të Zgjedhjeve!!! SHKONI PAS META DHE GOOGLE. TA DIJNË NE JEMI TË GJITHË TË MENÇUR, DO TË JEMI SHUMË ME TË FORTË KËTË KËTË RADHË. MAGA2024”, shkroi Trump në Truth Social.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →