Aksi Napoli-Londër vijon të mbetet i nxehtë. Ka qenë një verë me shumë zhvillime, lidhur me të ardhmen e Victor Osimhen dhe Romelu Lukakut. Të dy sulmuesit mund të shkëmbejnë skuadrat, me Antonio Conten që do të ishte më i lumturi nëse ky operacion do të realizohej me sukses, pasi do të kishte mundësinë të kishte sërish në skuadër “Big Rom”. Në krahun tjetër edhe Çelsi vijon të jetë në kërkim të një sulmuesi që të sigurojë golat për sezonin e ardhshëm, me qëllim që skuadra e Marescës të lër pas “dritëhijet” e sezonit të shkuar dhe të rikthehet së qenuri sërish protagoniste në ishull.
Ditën e sotme mediat në Itali bëjnë me dijse se si napoli po ashtu edhe Çelsi janë parimisht dakord. Tek Napoli do të vinin Lukaku, talenti italian Casadei si dhe 50 milionë euro, ndërsa “blutë” do të kishin në skuadër sulmuesin nigerian Osimhen.
Por ka një problem… ai quhet Victor Osimhen. Nigeriani nuk duket ende i bindur 100% për transferimin në Londër, kjo për arsye se destinacioni i preferuar i tij mbetet Parisi. Por aktualisht sikundër mediat bëjnë me dije duket shumë e vështirë, për të mos thënë e pamundur që PSG të shpenzojë më shumë se 100 milionë euro, aq sa është vlera e caktuar nga Napoli i De Laurentis për Osimhen. Në këto kushte dëshira e sulmuesit nigerian të Napolit, mund të bëjë që tratativa të dështojë. Megjithatë të dyja klubet duhet të nxitojnë, duke qenë se kampionati nis këtë fundjavë.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co