
Qytetarët çekë kanë ushtruar të drejtën e tyre demokratike duke votuar për të zgjedhur një të tretën e vendeve në dhomën e lartë të parlamentit të tyre, në sfondin e përmbytjeve të rënda që prekën vendin.
Bëhet e ditur se përmbytjet morën të paktën 24 jetë në Evropë, pesë prej tyre në Republikën Çeke.
Zyrtarët shtetërorë ndihmuan qytetarët të organizojnë vendvotimet e tyre, pasi shkollat dhe ndërtesat që shërbejnë si qendra votimi u dëmtuan, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.
Zyrtarët e Ministrisë së Brendshme morën përsipër organizimin e votimit në pesë qytete ku autoritetet lokale ishin të preokupuara me përpjekjet e pastrimit dhe rimëkëmbjes.
Në disa vende, votimi u zhvillua në kontejnerë transporti, tenda ose jashtë.
Siç raportohet, koalicioni aktual qeverisës prej pesë partish i udhëhequr nga kryeministri çek Petr Fiala ka një shumicë të qartë në Senatin prej 81 vendesh, ku 27 vende janë në dispozicion në zgjedhjet me dy raunde.
Ndërkohë, zgjedhjet e balotazhit do të zhvillohen javën e ardhshme.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co