Cardi B nuk i la shumë vend imagjinatës me foton e kopertinës së albumit të saj të ri, të titulluar ‘Mjaft’.
Albumi do të publikohet të premten, më 15 mars dhe reperja ka dashur ta ndajë lajmin me publikun e saj në rrjetet sociale.
Kështu, ajo postoi kopertinën e albumit, si dhe disa foto zbuluese nga i njëjti sesion fotografik.
Në imazhet që ka postuar në llogarinë e saj personale në Instagram, Cardi B shfaqet tërësisht e zhveshur, e shtrirë në një dyshek uji.
Në kokë mban një parukë të gjatë e të zezë, e cila ia mbulon me kujdes gjoksin. Në fotot e tjera që ka postuar, gjoksi i saj është i ekspozuar para kamerës, por për të mbrojtur llogarinë e saj dhe për të mos hequr postimet e saj, ajo është kujdesur që të gjejë një mënyrë për ta mbuluar.
Në veçanti, ajo mbivendosi një imazh tjetër, me një grua që mbante një peshqir mbi trupin e saj të zhveshur. Megjithatë, ajo postoi në story foton normale.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co