“Burri i ministres nxjerr biçakun dhe ta fut në ije e prapanicë”/ Analiza satirike e Gjekmarkajt pasi bashkëshorti i Ibrahimajt plagosi vartësin e saj: Mbrëmë natën Babua mblodhi…

burri i ministres nxjerr bicakun dhe ta fut ne ije e prapanice analiza satirike e gjekmarkajt pasi bashkeshorti i ibrahimajt plagosi vartesin e saj mbreme naten babua mblodhi
burri i ministres nxjerr bicakun dhe ta fut ne ije e prapanice analiza satirike e gjekmarkajt pasi bashkeshorti i ibrahimajt plagosi vartesin e saj mbreme naten babua mblodhi

Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj ka komentuar me doza ironie ngjarjen e bërë publike vetëm një ditë më parë. Bashkëshorti i ministres së Shetit për Sipërmarrjen, Delina Ibrahimaj kishte plagosur me thikë 5 muaj më parë, drejtorin e Agjencisë së Trajtimit të Kredive, Eri Koshaj. Prej një kohe të gjatë ai e kërcënonte që të jepte dorëheqjen nga detyra si dhe e përndiqte.

Përmes një shënimi të gjatë, deputeti demokrat parashikon edhe lëvizjet e kryeministrit Edi Rama pas kësaj ndodhie, por nuk le pa përdorur satirën edhe për personazhe të tjera të qeverisë.

Postimi i plotë i Gjekmarkajt
Kronike e belasë së ministrave me burrat dhe krapi në mes si dileme historike!
( Analize satirike)

Gruaja fut shejtanin në shishe thote një proverb por ministret tona medet, jo nuk ia dalin, hynë në shishen e burrave thotë ai i bekuar Salianj. Dikur të gjorat gjenin burrë siç e ka thënë Zoti vete me gojë siç burrat gra. Disa ishin vajza normale e gjeten burra normal, disa edhe pse normale gjeten çamarrokë me vese e me ndonjë lek. Ata nuk e kursyen paranë në ditë të zezë dhe një ditë gratë e panë veten ministre, burrat u ndjenë mirë.

Dikur thonin parja e bardhë në ditë të zezë, tani ta shtojmë paren e zezë për ditë të bardha. Kur e zgjedh burrin për qejf nuk bën t’ja thyesh zemrën. Tahmaja shtohej, diku prona, diku tendera, diku emërime, ndoj allishverish tjetër, bereqet, bereqet, tërmet tërmet vikat Damua! Ndonjë humbi vite më parë postin se burri shfaqej si qerrata në faj, ndonjë se tepër çapken, të tjera mund të ikin se ai nuk mban nervat me vartësit e gruas se nxjerr biçakun, i fut një thikë në ije dhe një prapanicë aq sa aktualizohet shumë thënja o zot ruana b….nga burri i shefes! Tani duhet vrapuar tek Sigal për të siguruar të prapmen si zonë eskluzive more të uruar.

Ndonjë bën sekserin poshtë e përpjetë dhe nga frika e përgjimeve i shkruan shifrat neper letra dhe i djeg me çakmak dhe pjesën tjetër të komunikimit e bën me gishta e me mimikë si cjap buzëprerë!

Ç’kohëra more aman ç’kohëra. Më mirë mos të kesh burrë fare si ka ardhë stina e moti. Të mendohesh gjatë kur martohesh! Ta shtrëngosh mirë fiqirin! T’i thuash rradakes përqendrohu! Tani e tutje Babo terbieti ishallah nuk do ndalojë martesat për ato që duan të bëjnë karrierë dhe do japë urdher qe te ndahen ato që duan ta vazhdojnë ate!! Qeveria ka rëndesi, paraja jo dënglat sentimentale prej mikroborgjezesh. Familjet e pushtetit e kanë të madhe ngasjen dreqerit, te tjeret jetimë! Pardje një nga enigmat e medha që trazonin shqipetaret nder dekada u duk sikur u shua krejt si thengjilli nën furinë e argumentit si ujë. Por iluzion paskesh qenë, befas pas tulatjes së parë, ajo u ndez përsëri si një debat intelektual, politik, gastronomik, biologjik me përmasa tragjike mes eksponentëve të mazhorances.

Zëvendëskryemistrja Belinda nga Ulëza e shoqëruar nga Tezja e partisë cila e ndiqte me admirim dhe gezim, e gatshme te llapashitej vetë në ujë për të kapur ndonjë, shprazi gezueshem mbi “Boten shqipetare” lajmin se krapi i Ulzës është ku e ku më i mirë se krapi i Shkodres. Ajo tha që ai është edhe gjellë edhe mish. Nën kujdesin e partisë do bëhet më i gjatë se Ulsiu dhe më i mençur se Shalsi. I brymosur me idealet tona ai do te jete solidar, social, socialist dhe i thekur majtist. Tezja u madhengjye. Mes ngasherimit tha ta duam si shok partie! Dhe kur të ngrohemi pranë zjarrit të jugut mejtimet tona tek ky krap safi të perqendrohen!

Ky ishte një perfundim historik nga ana e saj por në Shkodër lajmi u përjetua si shpallje lufte. Krenaria e Qytetit të vjeter u shkryth. Vetë Mamica alias “Madona di Scutari”, u kreshperua , u mvrenjt, mrroli vetullat dhe zjarr i dha zemerimit. Si guxueka ajo që karasin krapin kinez ta krahasoje me atë që është ketu qe kur keto troje u sajuan! Ai levend krap ushqeu Teuten, Gentin, Balshajt, Venecianet, Karahamahmutin, Ditmirin, Ilir Beqen dhe Benetin ! Tjeter çka natyra vetë perpoq tjeter shumimi artficial, ja per shembull ne pranë Babos u rritem bio jo si shtogu në meze. Shihni ata pranë Muços si rasat”.

Ky debat duket si një shperthim berthamor në gjirin e mazhorances ku e ku me i forte se denoncimi i Gaz Bardhit, reportazhi i Rai 3, Drejtorët me 5 dhe ata pa numër. Mbrëmë naten Babua mblodhi shtatmadhorinë e tij dhe caktoi një komision të përbërë nga Mete, Nikoqiri, Etjeni, Gonxhe dhe Klosi të cileve u la detyrë që të hanë krap çdo ditë per tre muaj, një ditë nga i Shkodres një tjeter nga i Ulzes, ta hanë ngadalë e me shije, të rrinë shtrember e të flasin drejt dhe mos të nguten në konkluzione të shpejtuara.

Një komision i posaçëm në udhëheqjen e Kostës së Gramozit e Lindites, do regjistrojë gromësimat, kohëzgjatjen e tyre, duhmem dhe acidet që shpërndan. Ai në fund do ju dhurojë librin e tij të ri “mbi mireqënien sociale”. Do varin turinjet se helbete librat u shkaktojnë të kruara e kollitje po ai citon Babo rilindasin dhe “dritë e diturisë perpara do na shpjerë” e ata ulin kokën.

Babua, virani, këshilloi gjithsesi mirë është mos të shpallet superior njëri krap nga tjetri por të vihet theksi tek e ndryshmja si vlerë e gjithësecilit që konflikti të shmanget, për aksh arsye ha të Shkodrës për të tjera të Ulëzës. Qerratenj burra, qerrata krap, qerratesha dilema e maraze!

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →