
Analisti Genc Burimi, i ftuar në rubrikën Opinion në News 24, duke komentuar protestat e opozitës, tha se kur nuk ka demokraci në një vend, revolta dhe mosbindja civile janë e vetmja rrugë.
Burimi theksoi se nuk e gjykon Sali Berishën pse ai nuk doli në protestën e opozitës. Ai tha se opozita ka vënë edhe një qëllim e ky qëllim është krijimi i qeverisë teknike.
Genc Burimi: Nëse opozita konsideron se Shqipëria nuk është vend demokratik, tjetër rrugë nuk kanë, sipas diagnozës që bëjnë vetë. Mosbindja civile është formë me detyrim-përcaktim. Kjo është rruga e vetme, në situatën ku opozita ndodhet. Pra, kur nuk ka demokraci, revolta dhe mosbindja civile është e vetmja rrugë. Qëllimi është që të krijohet qeveri teknike. Nuk e gjykoj Berishën pse nuk doli në rrugë.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co