Lajme të mira për Shqipërinë në sport, jo vetëm nga futbolli. Brunilda Gjura ka shkruar historinë sa i përket “”FIA Motorsport Games”. Bëhet fjalë për lojërat olimpike në Motorsport. Atje po garojnë 82 shtete në 46 disiplina, ndërsa numërohen rreth 646 pilotë.
Shqipëria po merr pjesë në këtë garë me 7 garues, të cilët janë të përfshirë në 5 disiplina të ndryshme. Për fatin e mirë, Shqipëria është kualifikuar në 16 më të mirët në “autoslalom electric” me Brunilda Gjurën, Matias Mirdita dhe në Esport, me Kristi Nanin. Brunilda Gjura ka marrë vendin e gjashtë, ndërsa kjo garuese është pjesë e Prishtina Racing Team që nga viti 2019. Ajo njihet si një prej garueseve më entuziazste që nuk ka munguar në asnjë garë dhe është garuesja e parë grua shqiptare, teksa ka marrë çmimin prestigjioz Helmeta e artë. /Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news