Kthimi i Armando Brojës me ekipin e parë në fushën e lojës mund të jetë shumë i afërt, ndoshta që në këtë fundjavë kur Evertoni i tij të përballet me Mançester Junajtid të dielën në Premier Ligë.
Këtë hipotezë e ka mbështetur në konferencë për mediat edhe trajneri Shon Dajç, i cili vlerësoi se në bazë të gjendjes së lojtarit, mund të merrej vendimi që ai të ishte i pranishëm për këtë sfidë dhe në dispozicion të tij.

“Do të shohim si shkon sot, do të monitorojmë minutat e tij sot, por ai ka bërë shumë punë dhe ndjehet mirë. Unë kam folur me të për mundësinë që ta përfshij në ndeshje, ndaj të shohim”, tha trajneri i Evertonit para mediave, duke lënë të kuptohet se sulmuesi mund të bëjë debutimin edhe me ekipin e parë.
PANORAMASPORT.AL
The post Broja në fushë kundër Manchester United? Trajneri i Everton: Kam folur me të për mundësinë… appeared first on Gazeta Shqiptare Online.