Vllaznia ka nisur dje përgatitjet për ndeshjet europiane. Pjesë e saj kanë qenë të gjithë futbollistet që janë nën kontratë. Ato kanë qenë dje para teknikut Thomas Brdariç dhe stafit të tij.
Në këtë seancë u zyrtarizua edhe një tjetër lëvizje. Një nga emrat më të shquar të historisë së këtij klubi. Golashënuesi më i mirë i tij, Vioresin Sinani, do të marrë rolin e zëvendëstrajnerit të Vllaznisë, duke qenë në këtë mënyrë krahu i djathtë i trajnerit Thomas Brdariç.
Kujtojmë se Sinani në sezonin e fundit ka qenë trajner i ekipit U-19 të Akademisë Vllaznia dhe prej këtij ekipi tashmë kanë firmosur plot 5 futbollistë me ekipin e parë. Ata janë pikërisht Zaganjori, Dodaj, Halili, Jukaj dhe Shimaj. Sinani ka mbajtur këtë post edhe në periudha të tjera.
PANORAMASPORT.AL
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co