Braziliani po shkëlqen te Barcelona, Rafinja kërcënon një rekord të Mesit

braziliani po shkelqen te barcelona rafinja kercenon nje rekord te mesit
braziliani po shkelqen te barcelona rafinja kercenon nje rekord te mesit

Barcelona e Hansi Flikut ka kaluar me dy fitore Benfikën dhe në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve do të përballet me Dortmundin. Një nga protagonistët e katalanasve ka qenë Rafinja, autor i dy golave në fitoren 3-1 ndaj Benfikës të martën në mbrëmje.



Dy gola që e ngjisin atë në majën e golashënuesve në këtë edicion të Championsit me 11 realizime.

Tashmë Rafinja ka vënë në shënjestër as më shumë e as më pak, por rekordin e Lionel Mesit, i cili në sezonin 2011-2012, nën drejtimin e Pep Guardiolës, shënonte 14 gola me fanellën e Barcelonës.

Ndërkohë që rekordi absolut në Ligën e Kampioneve mbahet nga Kristiano Ronaldo, i cili në sezonin 2013-2014 arriti të shënonte plot 17 gola.

PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →