
Fenerbahce braktisi mbrëmë finalen e Superkupës së Turqisë ndaj Gallatasarayt, në shenjë proteste për dhunën në Trabzon dhe për kërkesën e refuzuar për të zhvendosur ndeshjen për shkak të impenjimit në Conference League. Rreth kësaj çështje ka folur Presidenti i Fenerbahces, Ali Koc
“Tashmë kemi hyrë në një periudhë ku duhet të rebelohemi kundër këtyre padrejtësive, ndaj këtij standardi të dyfishtë, ndaj atyre që përhapin farën e konkurrencës së pandershme dhe vjedhjes ndaj punës sonë. Për këtë arsyeja që unë them se masa që kemi marrë është hapi i parë konkret në lëvizjet që do të bëjmë tani e tutje” – Tha ai.
(J.S/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co