FIFA ka hedhur sot në Majemi shortin e edicionit të parë të Botërorit për Klube i cili do të luhet me 32 skuadra. Një aktivitet si asnjëherë më parë të cilin FIFA planifikon ta zhvillojë çdo katër vite, ashtu si turnetë madhorë të kombëtareve.
Shorti ka dhuruar përballje shumë interesante pas ndarjes në grupe, me duele si PSG-Atletiko në Grupin B, Bajern Mynih-Boka Xhuniors në C, River Plejt-Inter në Grupin E apo Mançester Siti-Juventus në Grupin G.
Sipas rregullores së këtij edicioni, dy skuadrat e para të çdo grupi kualifikohen në fazën me eliminim direkt të turneut i cili zhvillohet në verën e vitit 2025 në SHBA nga 15 qershori, më 13 korrik.
SHORTI
GRUPI A: Palmeiras, Porto, Al Ahli, Inter Majemi
GRUPI B: PSG, Atletiko Madrid, Botafogo, Siatëll Saunders
GRUPI C: Bajern Mynih, Okland Siti, Boka Xhuniors, Benfika
GRUPI D: Flamengo, ES Tunis, Çelsi, Leon
GRUPI E: River Plejt, Uraua Red Dajmonds, Monterrej, Inter
GRUPI F: Fluminense, Borusia Dortmund, Ulsan HD, Mamelodi Sandauns
GRUPI G: Mançester Siti, Uidad Kazablanka, Al-Ain, Juventus
GRUPI H: Real Madrid, Al-Hilal, Paçuka, Salcburg
VAZOT
VAZO 1: Real Madrid, Bajern Mynih, Mançester Siti, PSG, Flamengo, Palmeiras, River Plejt, Fluminense.
VAZO 2: Çelsi, Borusia Dortmund, Inter, Porto, Atletiko Madrid, Benfika, Juventus, Salcburgo
VAZO 3: Al-Hilal, Ulsan HD, Al Ahli, Monterrej, Leon, Uidad Kazablanka, Boka Xhuniors, Botafogo.
VAZO 4: Uraua Red Dajmonds, Al-Ain, ES Tunis, Siatëll Saunders, Inter Majemi, Okland Siti, Mamelodi Sandauns, Paçuka.
SHIH VIDEON
PANORAMASPORT.AL
The post BOTËRORI I KLUBEVE/ Hidhet shorti i fazës në grupe, përballje të frikshme për italianet. Buzëqesh Reali dhe… klubi i Mesit appeared first on Gazeta Shqiptare Online.