
Bruno Picul është ndarë nga jeta sot në moshën 86-vjeçare. Ikona e gazetarisë sportive në itali ndodhej në spital ku dha frymën e fundit.
Bruno Picul ishte futbollist, që e mbylli karrierën e tij për shkak dëmtimi. Ai u bë i famshëm për komentin dhe analizën e përfaqësueses italiane deri në vitin 2002, teksa më pas filloi punën në television.
Në 16 vite, nga ’86 deri në vitin 2002, komentatori i RAI-t për ndeshjet e Italisë, mbuloi 5 Kupa të Botës. Ndeshja e fundit prej tij ishte mes Italisë dhe Sllovenisë në verën e vitit 2002.
Po ashtu, Picul do të mbahet mend përherë për ndeshjet e Serisë A me rërin e tij të mrekullueshëm.
PANORAMASPORT.AL