”Bord de mer” e Claude Monet u kthehet pronarëve pas 83 vitesh

bord de mer e claude monet u kthehet pronareve pas 83 vitesh
bord de mer e claude monet u kthehet pronareve pas 83 vitesh

Një pikturë e piktorit francez me famë botërore, Claude Monet, e zhdukur gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe që mendohet se ishte vjedhur nga nazistët, iu kthye mbesave të pronarëve të saj të vërtetë pas 83 vitesh.

Sipas lajmeve të medias amerikane, një çift që jetonte në Austri ishte në kërkim të pikturës së Monet, “Bord de mer”, një nga veprat e tij të hershme, pasi ajo u zhduk nga magazina e tyre.

Byroja Federale e Hetimit (FBI) tha se një pikturë e një çifti që po largohej nga shtëpia e tyre në Vjenë gjatë Luftës së Dytë Botërore, u ble në ankand në vitin 1941.

Për pikturën mendohej se është vjedhur nga nazistët gjatë luftë dhe në vitin 1941 sërish është zhdukur, ndërsa më pas është rishfaqur në vitin 2016 në një ekspozitë në Francë. Vepra u ble më vonë nga një tregtar i gjërave antike me qendër në New Orleans, SHBA.

Duke mësuar se tregtari në fjalë ia shiti këtë pikturë një çifti që jetonte në shtetin e Uashingtonit, FBI nisi një hetim mbi rastin.

Çifti nxori në ankand veprën e Monet në Houston në vlerë prej mbi 500 mijë dollarë, por ia dorëzoi FBI-së pasi mësoi historinë e pikturës.

Edhe pse pronarët e vërtetë të veprës dhe fëmijët e tyre punuan gjatë gjithë jetës për të gjetur veprën, piktura “Bord de mer” iu kthye mbesave të tyre 83 vjet pasi u vodh.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →