Bota e boksit sa i takon peshave tĂ« rĂ«nda ka njĂ« kampion tĂ« ri. Boksieri britanik Daniel Dubois Ă«shtĂ« kampioni i ri i botĂ«s nĂ« peshĂ«n e rĂ«ndĂ« nĂ« kategorinĂ« IBF. NĂ« stadiumin âWembleyâ tĂ« LondrĂ«s, ai mundi me KO nĂ« raundin e pestĂ« patriotin e tij Anthony Joshua, nĂ« njĂ« sfidĂ« pa histori.
Një rezultat që është konsideruar disi surprizë, pasi Joshua ka qenë dy herë kampion bote dhe konsiderohej favorit, por kjo nuk mjaftoi. Madje në 5 raunde, Joshua u rrëzua 4 herë në tapet, duke mos qenë në asnjë moment të rivalizojë.
Në momentin që ra në tapet për të katërtën herë, ai nuk ishte më në gjendje të ngrihej, çka e bëri edhe më spektakolare fitoren e Dubois, që tashmë mban titullin kampion që ishte vakant (titulli IBF iu hoq Usyk dy muaj më parë).
Që në raundin e parë u pa qartë se Dubois (22 fitore e 2 humbje) do të triumfonte, kur hodhi në tapet Joshua për herë të parë. Ky i fundit nuk ishte në gjendje të mbrohej e të reagonte, duke mos arritur dot të tregojë vlerat e tij në ring.
Joshua (28 fitore e 4 humbje) përpiqet të japë shenja reagimi por e pëson edhe në raundin e dytë e kështu me radhë. Ai thuajse rrëzohet në cdo raund, duke mos qenë në gjendje të qëndrojë në këmbë deri në momentin që humbet me KO. Një triumf spektakolar që ngin në majë tashmë boksierin britanik Dubois që do të mbajë gjerdanin e kampionit të botës, në pritje të kundërshtarit të rradhës.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co