Bllokimi i rrjeteve sociale për fëmijët? Eksperti Kallanxhiu: Nismë populiste! Është e pamundur. Prindërit duhet t’i kontrollojnë

bllokimi i rrjeteve sociale per femijet eksperti kallanxhiu nisme populiste eshte e pamundur prinderit duhet ti kontrollojne
bllokimi i rrjeteve sociale per femijet eksperti kallanxhiu nisme populiste eshte e pamundur prinderit duhet ti kontrollojne

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla hodhi idenë për të bllokuar rrjetet sociale tek fëmijët, një nismë e marrë së fundmi në shtetin e Floridas në SHBA, por që nuk është miratuar ende. Eksperti Tomi Kallanxhiu në një lidhje për News 24, i konsideroi nisma populiste dhe kërkoi më shumë edukim të prindërve për të kontrolluar fëmijët e tyre.

“Absolutisht që jo! Është e pamundur të bëhet. Edhe vetë në Amerikë që është kërkuar nga shteti i Floridas por nuk është miratuar ende. Nëse amerikanëve u kërkohet të vendoset karta e tyre, imagjino një sulm ndaj rrjetit social Meta të dalin të gjitha të dhënat. Edhe shteti i Floridas, mund ta quajmë edhe një lojë politike të senatorit republikan. Meta është një nga donatorët më të mëdhenj të partive politike në Amerikë.

Shteti i Floridas kërkon ta çojë moshën nga 13 në 16 vjeç dhe një nga gjërat që ka kërkuar Guvernatori është që reklamuesit të mos targetojnë fëmijët. Ne nuk mund t’i kontrollojmë dot. Është populizëm. Kontrolli digjital është shumë i thellë. Nuk mund të bësh ligj. Duhet futur nga prindërit kultura e përdorimit të rrjeteve sociale. Derisa prindërit i blenë telefon dhe një numër celulari, aty fillon problemi. Shumë prindër nuk e kanë idenë se çfarë bëhet me rrjetet sociale.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →