Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken tha sot se lideri i sapozgjedhur i Hamasit, Yahya Sinwar, ka fuqinë për të siguruar arritjen e një marrëveshjeje për armëpushim në luftën midis Izraelit dhe Hamasit në Gaza.
Grupi militant palestinez zgjodhi dje Sinwar, një nga zyrtarët e tij më të lartë në Gaza, i cili organizoi sulmin e 7 tetorit në Izraelin jugor, si udhëheqës të tij.
Udhëheqësi i mëparshëm politik i Hamas, Ismail Haniyeh, u vra më 31 korrik në Teheran, në një sulm për të cilin Irani fajëson Izraelin.
Tensionet u rritën pas vrasjes së Hanit dhe priten hakmarrje. Izraeli vrau një komandant të rëndësishëm të Hezbollahut në Liban javën e kaluar.
Presidenti amerikan Joe Biden foli dje me presidentin egjiptian Abdel Fattah El-Sisi për mundësinë e një marrëveshjeje armëpushimi për të qetësuar tensionet në Lindjen e Mesme.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha gjatë fundjavës se Izraeli është në një “luftë me shumë fronte” me Iranin dhe lëvizjet në rajon të mbështetura nga Teherani.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co