Bjellorusia filloi të martën stërvitjet ushtarake në zonat afër kufirit të Ukrainës, Lituanisë dhe Polonisë, tha Ministria e Mbrojtjes e Bjellorusisë.
Stërvitjet ushtarake vazhdojnë për tre ditë në rajonet Gomel dhe Grodno dhe synojnë të trajnojnë oficerët dhe trupat e mbrojtjes territoriale se si të mbrojnë rajonet e tyre përkatëse, shkruajnë mediat e huaja.
Trupat gjithashtu do të mësojnë procedurën që do të duhet të ndjekin në rast se vendoset ligji ushtarak, tha ministria në aplikacionin e mesazheve Telegram.
“Një stërvitje komanduese po kryhet me brigadën 336 të artilerisë reaktive si pjesë e ngritjes së kontrollit të gatishmërisë luftarake të formacioneve dhe njësive ushtarake të Forcave të Armatosura të Republikës së Bjellorusisë”, citohet të ketë thënë ministria.
Stërvitjet ushtarake po zhvillohen nën mbikëqyrjen e shefit të trupave raketore dhe artilerisë së Forcave të Armatosura, thuhet në njoftim.
Bjellorusia është aleati më i ngushtë i Rusisë, por marrëdhëniet e saj me vendet perëndimore janë përkeqësuar në vitet e fundit – sidomos pasi Bjellorusia lejoi Rusinë të përdorte territorin e saj për të nisur një sulm ndaj Kievit.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co