Operacioni për prodhimin e biperave që shpërthyen në Liban në fillim të kësaj jave, duke synuar anëtarët e Hezbollahut, thuhet se ishin planifikuar për të paktën 15 vjet.
Planifikimi i sulmit përfshinte disa oficerë të inteligjencës izraelite dhe asetet e tyre që drejtonin një kompani legjitime që prodhonte pajisjet, tha një burim i inteligjencës amerikane.
Të paktën disa nga ata që kryenin punën nuk ishin në dijeni se për kë po punonin në fund të fundit.
Shpërthimet e biperave të martën dhe shpërthimet e telekomandave të mërkurën vranë të paktën 37 njerëz, duke përfshirë dy fëmijë dhe plagosën rreth 3,000 persona.
Ndërkohë, shërbimet e sigurisë në Bullgari kanë mohuar që biperat e përdorur në sulmin në Liban të jenë importuar, eksportuar ose prodhuar në Bullgari.
Autoritetet bullgare thanë se ministria e saj e brendshme dhe shërbimet e sigurimit shtetëror kishin hapur një hetim mbi lidhjen e mundshme të një kompanie me shitjen e biperave te Hezbollah.
Mbetet e paqartë se si dhe kur biperat u manipuluan për të shpërthyer nga distanca.
Një teori është se biperat u kapën dhe u manipuluan me eksplozivë pasi ata dolën nga fabrikat, ndërsa një tjetër është se Izraeli depërtoi në të gjithë zinxhirin e furnizimit.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co