Bernd Fischer: Këtu disidentët u vranë. Lufta e Dytë Botërore është më e gjallë në Shqipëri se kudo

bernd fischer ketu disidentet u vrane lufta e dyte boterore eshte me e gjalle ne shqiperi se kudo
bernd fischer ketu disidentet u vrane lufta e dyte boterore eshte me e gjalle ne shqiperi se kudo

Historian dhe autor i disa botimeve për Shqipërinë, Bernd Fischer vjen në një intervistë për “News 24” dhe Balkanweb mbi  librin “Një histori e përmbledhur e Shqipërisë”.

Ai ndalet në vijim në disa tema, dekomunstizimi,  shkrimi dhe rishkrimi i historisë për vitet e komunizmit, lufta civile gjatë Luftës së Dytë botërore, zhvillimet në Akademinë e Shkencave, liria akademike dhe ndërhyrja e politikës. Në intervistë ai flet edhe për aktualitetin politik dhe nevojën për një opozitë të fortë për ta bërë demokracinë funksionale

A mendoni që gjatë këtyre viteve të demokracisë, Shqipëria është dekomunistizuar? A jemi ndarë ne nga rendi komunist, elitat komuniste, qasja komuniste, mentaliteti komunist? A e bëmë këtë proces të dekomunistizimit? Si mund të arrijmë atë që Gjermania ka mundur, e cila ka arritur, të distancohet nga ajo që ndodhi gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ata flasin për të, mësojnë në shkollë për të, dhe janë një shoqëri që  janë përballur më të shkuarën, janë shoqëri që mendon dhe e kuptojnë kur kalohen disa linja të kuqe?

E drejtë. Po. Jam dakord me këtë. Gjermania e ka bërë shumë mirë procesin e dekomunistizimit. Megjithatë, nëse shikoni periudhën menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, të paktën në pjesën lindore denazifikimi nuk ishte i suksesshëm. Pas luftës, në Gjermaninë Lindore njerëzit  mësuan se ishin komunistë dhe kishin luftuar nazistët dhe gjithë nazistët jetonin në Gjermaninë Perëndimore.  Kështu që atje ne nuk pamë një proces denazifikimi dhe mendoj se një nga rezultatet e kësaj është që sot  kemi lëvizje të krahut të djathtë në Gjermaninë Lindore priren të jenë më të forta se në anën Perëndimore.  Pra, dua të them se është një mësim për përballjen me të kaluarën. Mendoj se Shqipëria ka një rrugë të gjatë për të bërë për sa i përket përballjes me të kaluarën e saj. Sigurisht që kishte një mbajtje të disave elitave pasluftës,  pjesërisht sepse në Shqipëri nuk pati disidentë të vërtetë. Dua të them që disidentët thjesht u zhdukën, kështu që nuk kishte udhëheqje disidente që mund të merrte pozita.

[embedded content]

  • Po thoni, si Vaclac Haveli përshembull?

Absolutisht. Dua të them se këta janë njerëz që bënë jo vetëm emër, por kishin një ndikim të veçantë në procesin e shuarjes së këtyre makinerive totalitare. Në Shqipëri nuk ishte ky rast për faktin se regjimi ishte shumë më shtypës sesa regjimet në Çekosllovaki ose në Poloni. Pra, kishte një lloj pengese te elitave që  mendoj se çoi në ndoshta në një proces më të vakët dekomunistizimi.

Mendoj se sigurisht ka një vend për përmirësim. Unë do të sugjeroja për shembull që Shqipëria t’i kushtojë disi më shumë vëmendje ruajtjes së monumenteve të periudhës komuniste në mënyrë që të mësojmë prej tyre, për kampet e mëdha në të gjithë vendin.

-Nënkuptoni kampet e Spaçit dhe Tepelenë?

Po. Ju e dini që shumë prej  tyre po kthehen në rrënoja. Ndërkohë që vende si Polonia apo Gjermania, këto vende i kanë ruajtur dhe i përdorin për mësimdhënie. Kampe të tilla ruhen edhe në Vietnam ose Kamboxhia. Herën e fundit që kam qenë në Bavari në kampin e Dakaut,  pothuajse të gjithë vizitorët aty ishin gjimnazistë gjerman. Nxënësve të shkollave të mesme gjermane u kërkohet të vizitojnë kampet dhe të mësojnë çfarë ka ndodhur.

Kjo ndihmon për të kuptuar të shkuarën sepse nëse nuk e kupton atë, është e vështirë të ecësh përpara. Mendoj që Shqipëria ka bërë shumë në këtë drejtim por ka një rrugë të gjatë përpara.

  • Akademia e Shkencave po rishkruan historinë e Shqipërisë dhe do të botojë një libër në anglisht për të huajt. Çfarë mendoni se duhet të përmbajë libri. Për çfarë nuk kemi shkruar si dhe sa duhet?

Unë jam anëtar i jashtëm  i Akademisë së Shkencave por njoh shumë nga studiuesit dhe kam respekt për ta. Mendoj se kontributi i tyre do të jetë jashtëzakonisht i rëndësishëm. Ajo që presim prej këtij libri është një përdorim i plotë i arkivave shqiptare sepse në të kaluarën ka  pasur vështirësi për  materiale që ishin ose jo në dispozicion. Por, ndërsa ne ecim përpara, më shumë materiale po bëhen të disponueshme dhe këta studiues padyshim që kanë qasje më të lehtë  në to. Pres të shoh një përdorim të gjerë të materialeve më të fundit të disponueshme. Mendoj se do të jetë një kontribut i rëndësishëm, por vetëm një kontribut, sepse nuk do të jetë dhe nuk mund të jetë- fjala e fundit për sa i përket historisë shqiptare, sepse nuk mund të ketë kurrë fjalë të fundit.  E pres me padurim dhe pres të mësoj shumë prej atij libri.

  • Cilat mendoni se janë momentet me të cilat nuk jemi marrë si duhet gjatë shkrimit të historisë?

Sigurisht gjatë periudhës komuniste, çdo gjë përtej shekullit të 19-të shikohej përmes një lenteje të veçantë politike dhe siç e kemi përmendur në periudhën menjëherë pas rënies së komunizmit, sigurisht që kishte vështirësi serioze, për shkak të polarizimit, mes jokomunistëve dhe atyre që kishin qenë komunistë. Por siç e kam përmendur, mendoj se studimet shqiptare kanë ecur përpara  dhe nga ajo që kam parë  nga botimet e profesorëve të universiteteve dhe shqiptarëve që janë jashtë, vështirësitë fillestare po tejkalohen ngadalë, gjë që mendoj se është një gjë shumë pozitive dhe unë e duartrokas.

  • Keni ndonjë sugjerim mbi si duhet trajtuar Lufta e Dyte Botërore, sepse në shumë mënyra lufta u përdor ose përdoret si pretekst për shumëçka?

Sigurisht. Unë mendoj se lufta është qartësisht akoma një çështje.  Ne folëm për çështjen e luftës civile dhe është diçka që shihet çdo ditë. Kam shkruar vite më parë një pjesë për këtë dhe kam thënë që lufta e dytë botërore është më e gjallë në Shqipërisë se sa është në shumë vende të tjera thjesht për shkak të polarizimit. Ju e dini se objektiviteti është çelësi këtu, përdorimi i dokumenteve po ashtu si edhe analizimi i dokumenteve sepse dokumentet janë fillimi dhe fundi i pyetjeve. Metodologjia moderne, e cila tashmë është pranuar plotësisht në Shqipëri nga studiuesit, është gjithashtu një faktor kritik.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →