Ish-kryeministri Sali Berisha, në fjalimin e përnatshëm nga ballkoni në shtëpinë e tij, ku ndodhet nën masën e sigurisë arrest shtëpie, ka uruar besimtarët katolikë për festën e Pashkëve.
Berisha tha se uron që Pashkët pasardhëse, ta presim të lirë.
“Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta ju misionarëve të të vërtetave të mëdha të njeriut, të dinjitetit, lirisë, shpresës dhe besimit.
Përshëndetje të përzemërta oratorëve të parlamentit të lirisë.
Me fjalën e tyre ndriçojnë mendjet e shqiptarëve.
Me fjalën e tyre tejshkojnë perden e zezë të propagandës së regjimit.
Në emër tuaj, të PD, uroj sot besimtarët katolikë shqiptarë kudo që janë, gëzuar Pashkën, këtë ditë të madhe, ditën e ringjalljes së hyjit, Krishtit mbret.
Ditën e përjetësisë, e pavdekësisë.
Ditën e shpresës së madhe dhe frymëzimit të njeriut.
Le të urojmë nga zemra që Pashkën që vjen, ta presim të lirë.
Ta presim shpresëplotë dhe besimplotë tek Zoti, tek vendi, tek e ardhmja!”, u shpreh Berisha.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co