“Berisha ka zënë mend, arritje për drejtësinë”, Shabani: Rama ka humbur çdo lloj kontrolli, shfrytëzoi korrupsionin dhe pushtetin

berisha ka zene mend arritje per drejtesine shabani rama ka humbur cdo lloj kontrolli shfrytezoi korrupsionin dhe pushtetin
berisha ka zene mend arritje per drejtesine shabani rama ka humbur cdo lloj kontrolli shfrytezoi korrupsionin dhe pushtetin

Kreu i Nisma Thurje, Endri Shabani, i ftuar në studion e News24 ka komentuar raportin e Transparency International mbi korrupsionin në Shqipëri si edhe zhvillimet politike në vend.

Shabani u shpreh se puna e SPAK ka qenë e vetmja gjë që mund të ketë ndikuar në vitin e fundit, ndërsa shtoi se paraqitja para drejtësisë e personazheve të rëndësishëm politikë ka krijuar bindjen se kemi një shtet ligjor.

Duke u ndalur te rastet konkrete, ai tha se ish-kryeministri Sali Berisha zgjodhi të mos i bindej autoritetit të SPAK ndaj edhe u vendos nën arrest, por sipas tij “tani ka zënë mend”, duke iu referuar respektimit të masës së ndalimit.

Sa i përket mazhorancës dhe kryeministrit Rama, Shabani tha se ky i fundit është njeriu që dhunon partinë e vetë, mazhorancën, opozitën e votuesit pasi sipas tij “ka humbur çdo lloj kontrolli apo filtri”.

[embedded content]

Ai theksoi se kreu i qeverisë ka shfrytëzuar korrupsionin dhe pushtetin politik për para që kanë sjellë edhe më shumë pushtet, gjë që sipas tij është rezultat i degradimit të demokracisë në vend.

“Kemi parë njerëz që dukeshin të paprekshëm të kalojnë në dyert e SPAK, personazhe të rëndësishëm politikë. Të gjitha këto kanë krijuar bindjen se kemi një shtet ligjor. Besoj se është SPAK gjëja e vetme që ka ndryshuar.

Para vitit 2005 kishte një informalitet të madh. Në vend ryshfeti është reduktuar në nivelet e ulëta, Çdo personi në ndjekje penale i intereson të  delegjitimojë punën e SPAK për të qëndruar relevant. Si kallëzues i dy çështjeve që kanë sjellë arrestime të nivelit të lartë, unë besoj te SPAK edhe pse ka vend për përmirësim. Kapaciteti i tyre është i limituar për të çmontuar korrupsionin 30-vjeçar.

SPAK nuk është perfekt. Rasti i Beqjas është kallëzuar nga ne dhe kanë kaluar rreth 4 vite, gjë e panevojshme. Ne patëm orientuar me aq kapacitet sa kishim. Sa i përket dy standarteve, në fakt është ndjekur i njëjti standard. Berisha refuzoi autoritetin e SPAK dhe zgjodhi një rrugë tjetër që solli këtë rrugë.

Berisha zgjodhi rrugën e betejës në media, jo në gjykatë. Por tani ka zënë mend, kjo është arritje e organeve të reja të drejtësisë. Atë nuk e pengon njeri të marrë ashensorin dhe të zbresë te mbështetësit.

Fatkeqësia e politikës shqiptare është se e kanë bërë personat që nuk kuptojnë termat bazë politikë. Mosbindja civile nënkupton sakrificën e individit për një kauzë publike. Gandhi eci me kilometra në këmbë për një kauzë të popullit, Luther King rrezikoi jetën e tij për kauzën e shoqërisë së tij. Kjo është mosbindje. Këta thonë të sakrifikojmë votuesit tanë për interes të liderit. Në 30 vjet këtu asnjë lider nuk është sakrifikuar për votuesit e vetë apo popullin e vetë. Përkundrazi, kanë sakrifikuar mbështetësit.

PS është një njeri që në radhë të parë dhunon partinë e vetë, mazhorancën e vetë dhe pastaj dhunon opozitën, votuesin, gazetarët. Ai ka humbur çdo lloj kontrolli e filtri. A është Rama njeriu më i pushtetshëm në Shqipëri se ishte më i zgjuari, jo, ky ka qenë një degradim i demokracisë në vend.

Rama nuk ka ardhur si më i forti, e mbani mend kur dilte me çorapet e kuqe, nuk ishte diktatori që i kishin frikën. Ai shfrytëzoi korrupsionin, pushtetin politik për para dhe paratë për pushtet politik. U ul me Berishën pasi kapi një moment të dobët të palës tjetër me Gërdecin. Sot dalim te ajo që thotë Transparency International. Nano kur ishte kryeministër me të njëjtën parti nuk formonte dot as qeverinë, sepse Parlamenti ishte i pavarur.

Pangopësia e tij për pushtet është një arsye e situatës që jemi tani. Një njeri që vjedh një bankë nuk është i aftë, por ngre pikëpyetje për sistemin që kemi që nuk u mbrojtëm nga ky. Kjo nuk ndodhi brenda natës, diktatorët ngrihen gradualisht duke çmontuar nivelet e kontrollit”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →