[embedded content]
Agron Gjekmarkaj, nënkryetar i PD-së, në emisionin “Open” në News24, e konsideroi SPAK si palë me Qeverinë, në rastin e Sali Berishës.
Gjekmarkaj tha se beson se kemi një dosje të stisur ndaj kreut të opozitës, me qëllim për të goditur pikërisht opozitën.
“Janë disa prokurorë brenda SPAK që e lëvizin shumë atë kandarin e drejtësisë dhe veprojnë në favor të mazhorancës. Nuk mund të krahasohet Ilir Beqja me Sali Berishën. SPAK është krijuar 6 vjet më parë, mund të kishte hetuar Sali Berishën më parë, ndërsa zgjedh ta godasë në vitin zgjedhor.
[embedded content]
SPAK nuk mund të jetë aleat i askujt, por ne sot kemi prokurorë që hyjnë në negociata me Qeverinë, me Edi Ramën.
SPAK nuk është as Meka as Jeruzalemi, është një institucion, që mund të kritikohet. Në opktikën tonë ky institucion po favorizon Qeverinë. Nuk kemi asnjë ministër të kapur në detyrë, nuk kemi asnjë hetim ndaj Edi Ramës”, tha Gjekmarkaj.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co