Ish-kryeministri Sali Berisha, në daljen e tij të përnatshme nga ballkoni i banesës, ku ndodhet në arrest shtëpie, deklaroi se ato që di Veliaj, e bëjnë Ramën të paloset brenda gjysmë ore.
“Ajo që Erion Veliaj i tha në mënyrë ultimative, ti je kryeministri që ke patur bashkëpunëtor Arben Ahmetajn, i cili u tha shqiptarëve se tek inceneratori i Tiranës kanë ndodhur llaftarira, gjëra të llahtarshme.
Ishte pikërisht ky kod, kodi i llahtarisesh që bëri që të kapërdijë çdo fjalë, të lëpijë çdo presje të Erion Veliajt”, shprehet Berisha.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Miqtë e mi!
Lidhjet e krimit janë lidhjet më të tmerrshme të njeriut dhe ju e patë dje se si brenda gjysëm ore, njeriu që u kap në flagrancë me modelin e vjedhjeve 100% të parave publike, e palosi, e shakulloi, atë që quhet kryetar i organizatës kriminale të qeverisë shqiptare, Edi Ramën.
Edi Rama reagoi dhe ju përgjigj kërcënimeve të njeriut përgjegjës për zhdukjen e 100% të fondeve të inceneratorit të Tiranës.
130 mln euro dhe që nuk ka as nam as nishan të atij inceneratori, u detyrua të përulet, vetëposhtërohet, të ngrejë çarçafin e bardhë, të kapitullojë dhe ti thotë se unë aprovoj çdo fjalë dhe presje të asaj që the.
Të dashur miq!
Ajo që Erion Veliaj i tha në mënyrë ultimative, ti je kryeministri që ke patur bashkëpunëtor Arben Ahmetajn, i cili u tha shqiptarëve se tek inceneratori i Tiranës kanë ndodhur llaftarira, gjëra të llahtarshme.
Ishte pikërisht ky kod, kodi i llahtarisesh që bëri që të kapërdijë çdo fjalë, të lëpijë çdo presje të Erion Veliajt.
Sepse miqtë e mi, 130 mln euro të zhdukura janë euro të dorëzuara nga Rama te Veliaj dhe Erioni e di se në cilën bankë kanë përfunduar, Erioni e di se në cilat llogari janë vendosur.
E vërteta është se po të flasim për llaftarira të Edi Ramës, Erioni di dy herë më shumë se Arben Ahmetaj.
Erioni e di se këto kulla që shifni në Tiranë, monumente të korrupsionit dhe drogës, në secilën prej tyre Edi Rama ka më së paku 30%.
Erioni e di se njeriu që jep leje dhe firmos si për ndërtesën 2 katëshe edhe atë 65 katëshe, kudo ka 30 përqindëshin e tij të cilat marrë së bashku janë shumëfishi i djegësit të Tiranës.
Erioni e di se si Edi Rama ka ndërtuar kullën tek stadiumi kullën Kristaq Rama, hotelin.
E din se në territorin e bashkisë, Edi Rama ka përvetësuar për vëllanë e tij 37 mijë metër katrorë tokë, publike dhe të pronarëve.
Din pra ato që din Erioni e bën Edvinin të paloset brenda gjysëm ore, të kapërdijë çdo fjalë të Erionit, të lëpijë çdo presje të tij.
Çfarë presim më miqtë e mi? Zemërim, zemërim, zemërim.
Revoltë, revoltë, dhe vetëm revoltë.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co