
Pas ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj refuzoi që të paguante tarifën e kripur prej 10 mln lekë të vjetrash për të marrë dosjen e sterilizimit, GJKKO duket se i ka dalë në krah.
Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se GJKKO i ka dhënë urdhër SPAK-ut që të pajisë me dosjen Beqajn, me mënyrë elektronike. Bëhet fjalë për 602 fashikuj. Beqaj e cilësoi vendimin e GJKKO të drejtë. “Vendim i drejtë, rrëzoi pengesën artificiale të qëllimshme të akuzës që na e ka bërë gjatë kësaj kohe. Urdhëruar vënien në dispozicion të 602 fashikujve në mënyrë elektronike pa pagesë.”, tha Beqaj.
Sakaq, seanca e radhës për çështjen e sterilizimit do të mbahet më 13 maj.
[embedded content]
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co