
Beniada Nishani, modelja shqiptare që u bë shumë e njohur për publikun pas eksperiencës në Big Brother Vip Albania, i është bashkuar fushatës së Bashkisë së Tiranës për mbjelljen e pemëve në kryeqytet.
Ajo shfaqet krah mikeshës së saj teksa ka kontribuar në mbjelljen e fidanëve, ndërsa përcjell edhe një mesazh për të mbajtur sa më të pastër qytetin.
“Mbani qytetin të pastër dhe vetëm me gjelbërim, se është shumë e rëndësishme”, shprehet Beniada Nishani.
Kësaj fushate deri më sot i janë bashkuar edhe shumë personazhe të tjera të showbiz-it shqiptar, ndërsa Bashkia e Tiranës do të vijojë aksionin për mbjelljen e pemëve edhe përgjatë muajve në vijim.Pak ditë më parë kryebashkiaku Veliaj u shpreh se synimi është mbjellja e 100 mijë pemëve të reja deri në fund të sezonit.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co