“Bëmë atë që na kërkoi trajneri”, Leao pas humbjes: Goli i Bolonjës? Nëse flas, do të bëhej rrëmujë

beme ate qe na kerkoi trajneri leao pas humbjes goli i bolonjes nese flas do te behej rremuje
beme ate qe na kerkoi trajneri leao pas humbjes goli i bolonjes nese flas do te behej rremuje

Milani është mposhtur sot nga Bolonja me rezultatin 2-1. Autori i golit të kuqezinjve ka thënë përpara gazetarëve pas ekipi është i zhgënjyer me rezultatin e ndesjes. Leao deklaroi së në fushë bënë atë që i kërkoi trajneri, megjithëse nuk mundën dot të fitonin. Sa i përket golit të dyshimtë të Bolonjës, portugezi ka lënë të nënkuptohet se ishte i parregullt.

“Mendoni se ne nuk donim të fitonim?! Futbolli kështu është. Duhet të bëjmë atë që thotë trajneri. E bëmë atë që trajneri na kërkoi. Jemi të zhgënjyer, por ende besojmë te vendi i 4-t. Sipas meje, e patëm ndeshjen në dorë, nuk ka shumë për të thënë. Kemi bërë një pjesë të parë përrallore. Jemi ne që duhet të fajësohemi sot. Goli i Kastros? Nëse flas, atëherë do të bëhet pak rrëmujë. Por janë gjëra që duken”, ka deklaruar Rafael Leao./Sport Ekspres/

Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news

dsaadmin

Learn More →