Jude Bellingham, mesfushori i Anglisë është shprehur se do të dëshironte Spanjën si rival në finalen e Europianit.
“Në finale kundër Spanjës? Le të shpresojmë. Spanja ka luajtur shumë mirë këto tre javët e fundit, kështu që gjithçka është e mundur. Përqendrimi im është te Anglia, te shokët e skuadrës dhe te ekipi im.
Jam shumë i lumtur edhe për Pickford, i cili është shumë i mirë dhe ka shumë përvojë në këto situata. Ishte ndeshja jonë më e mirë në këtë kampionat evropian, jam shumë krenar. E treguam karakterin tonë dhe e treguam sërish në gjuajtjen e penalltive. Për ata që u futën në lojë dhe goditën penallti kishte shumë presion, është diçka shumë e vështirë” – tha ai.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co