Bellingam shfryn kundër UEFA-s: Janë shumë ndeshje

bellingam shfryn kunder uefa s jane shume ndeshje
bellingam shfryn kunder uefa s jane shume ndeshje

Mesfushori i Realit të Madridit, Xhud Bellingam iu bashkua kritikave të trajnerit të tij Karlo Ançeloti në lidhje me formatin e ri të Ligës së kampioneve. Ndonëse ndjesitë janë pozitive, të paktën në aspektin e tifozëve, nuk e shohin kështu lojtarët.



Trajneri i Realit, Karlo Ançeloti fill pas përfundimit të takimit kundër Brestit deklaroi se UEFA duhet të mendojë të reduktojë ndeshjet dhe jo t’i shtojë ato. Në këtë linjë ka qenë dhe Bellingam, i cili nuk ka qenë shumë i kënaqur me idenë se do të duhet të luajë disa ndeshje më shumë në Champions. Anglezi siguroi se formati i ri i Ligës së Kampionëve është i “vështirë”, me dy ndeshje të tjera në fazën e ligës, përveç dy të tjerave për ato skuadra që nuk kualifikohen direkt në 1/8 e finaleve.

“Është e vështirë të luash disa ndeshje shtesë. Kalendari është shumë i ngarkuar. Sepse nuk është vetëm Liga e Kampioneve. Kemi dhe Kupën e Mbretit, Superkupën, Ligën… Ndjehet sikur jemi gjithmonë duke udhëtuar dhe duke luajtur dhe është e vështirë,” tha ai në “Movistar+”.

Reali i Madridit është pikërisht një nga “viktimat” e formatit të ri të Ligës së Kampioneve. Skuadra e bardhë nuk mundi të kalonte direkt në raundin tjetër, pavarësisht se mundi Brestin 0-3 në ndeshjen e fundit. “Ishte një ndeshje e mirë individuale dhe kolektive, ne i trajtuam mirë shanset dhe mbrojtjen. Të tre të mësipërmet kanë funksionuar mirë, shumë mirë,” analizoi ai.

KOMENTI PËR SITIN – Me kualifikimin në xhep për në play-off, Reali i Madridit do të duhet të luajë një raund kualifikues përpara raundit të 1/8, ku rival do të jetë ose Mançester Siti ose Sëlltiku. Në Madrid shpresojnë të shmangin Sitin, ndonëse “Qytetarët” nuk janë më ajo skuadër e frikshme. “Ata te Siti nuk po kalojnë një moment të mirë, por janë një ekip me cilësi shumë të lartë. Do të jetë e vështirë t’i mposhtim ata nëse luajmë kundër tyre. Por edhe Sëlltiku e ka merituar vendin për të qenë në play-off dhe për këtë Meriton të gjithë respektin e duhur, sepse ata kanë bërë shumë mire”, tha Bellingam.

PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →