Nga 18 Korrik deri 17 Gusht në « Konzerthaus » në Berlin u mbajt koncerti ndërkombëtar në orkestrën WBYO – Western Balkans Youth Orchestra ku muaren pjese përfaqësues nga disa vende botërore, kryesisht nga Ballkani, ku Republikën e Kosovës e përfaqësoi në mënyrë të denjtë fagotistja e njohur shqiptare Belinda Mehana.
Belinda Mehana fagotise nga Kosova kthehet nga Germania me një mirënjohje! Prezentimi i saj u prit me duartrokitje te gjata frenetike.
“ WBYO” ështe festival shume prestigjioz dhe radcvional ne Germani qe mbahet ne « Konzerthaus » në Berlin.
E reja Belinda Mehana për gazetën zvicerane Le Canton27.ch tregon momentin kur për herë të parë ajo prezantoi Kosovën me instrumentin frymor fagot ne nje fesival te këtij karakteri nderkombëtar.
« Këtë vit kam qene pjese e turit veror “Western Balkans go Pop and Rock” ku përveç pjesëve klasike (verdi, mussorsgky, villa lobos) kemi aranzhime orkestrale te kengeve me te famshme te Balkanit. Ishte ky nje festival shume prestigjioz dhe me rendesi. Eshte hera ime e pare qe marr pjese ne këtë orkester dhe ndihem shume krenare te përfaqësoj Kosovën ne koncerte dhe ne vende te ndryshme. Prandaj jam krenare dhe shume e lumtur qe prezentova shtetin tim ne kete festival me renome ndekrombëtare.. » ka thënë fagotistja nga Kosova Belinda Mehana.
Prezentimi i saj u mirëprit me duartrokitje te gjata frenetike nga qindra te pranishem nga mbarë bota ne sallën e « Konzerthaus » në Berlin.
Keta te rinj dhe te reja jane pjese e orkestrës nga Ballkani Perëndimor “ WBYO”. Ky projekt synon bashkimin e Ballkanit me ane te muzikës dhe rritjes artistike dhe kulturore te muzikanteve.
Ne vazhdim Belinda Mehana ka thënë se « prej Kosoves kemi luajtur veprën e grupit “Fisniket” ; “Oj dada sale” e aranzhuar nga Maxilion Kilchert e cila u luajt edhe ne koncertin tone me date 16 gusht ne Berlin Konzerthaus si pjese ne orkesrtrën WBYO – Western Balkans Youth Orchestra. Gjithsej kemi pasur këngë nga shtetet e ndryshme si: Kosova, Shqiperia, Bosnia, Mali i Zi, Kroacia, Maqedonia Veriore, Serbia etj…këto këngë na kane bashkuar por na kanë mësuar per kulturën e një vendi tjetër. Thënë shkurt ishte një eksperience e mire.. »
Kush është Belinda Mehana, fagotisja e re shqiptare qe po prezenton me sukses Kosovën ne vendet e ndryshme te botës?
Belinda Mehana nga Vushtrria pasi përfundoi shkollën e mesme në solo këndim vendosi që studimet t’i vazhdojë në Fakultetin e Arteve, Dega e Muzikës në Universitetin e Prishtinës, rresepektivisht ne Fakultetin e muzikes « Hasan Prishtina » drejtimi instrumental dega Fagot e cila ju është e përkushtuar në mësimet që i merr sa i përket ketij instrumentit frymor.
Mehana tregon momentin kur për herë të parë familjarët dhe të afërmit e saj e kanë kuptuar se ajo do ta studiojë instrumentin frymor fagot.
Belinda 21-vjeçare, kjo studente e re me perspektivë ka qenë pjesë e shumë koncerteve që janë mbajtur në Operën e Kosovës. Ajo është fituese kryesisht e vendeve të para në koncertet e shumta që janë mbajtur brenda dhe jashtë vendit si ne Shqipëria, Maqedoni te Veriut etj… Një sukses i saj ishte këtyre ditëve edhe ne Gjermani e cila shkëlqeu ne salle duke prezentuar ne mënyrë te denjët Republikën e Kosovës.
Edhe përkundër angazhimit të saj në studime, studentja ka ambicie që të vazhdojë tutje duke marrë pjesë në koncerte të ndryshme.
Fagotistja e re nga Kosova Belinda Mehana për gjitha keto suksese falenderon familjen e saj, sidomos prinderit. Po ashtu ajo në vazhdim te kesaj bisede per gazeten zvicerane Le Cantonton27.ch falenderon Meriton Ferizin, profesor në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës, “Hasan Prishtina” dhe drejtor i Operës së Kosovës i cili ka merita të mëdha ne kete drejtim.
« Ndjenjë e papërshkrueshme! Jam shumë e lumtur që përfaqësova shtetin tim Kosovën me orkestrën e mirënjohur WBYO – Western Balkans Youth Orchestra me tetë koncerte të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe në Gjermani. Falënderoj përzemërsisht dirigjentin Desar Sulejmani, menaxherët, kordinatorët dhe ekipet tjera bashkë me shoqërinë … » ka thënë ne fund Belinda Mehana.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co