
Manchester City do të përballet kundër Real Madrid, në ndeshjet e vlefshme për fazën me eliminim direkt në Champions League. Dy ndeshje që kanë vlerën e gjithë sezonit, teksa të dyja ekipet nuk janë ngritur ende në nivelin më të lartë këtë sezon.
Një risi e madhe ishte fakti se Guardiola ka përfshirë Rodrin në listën e lojtarëve që mund të luajnë në këto dy takime. Pas dëmtimit të rëndë që Rodri pësoi, pritej që mesfushori të ishte i gatshëm në rastin më të mirë në mars. Megjithatë duket se rikuperimi ka shkuar shumë mirë dhe ka gjasa reale që spanjolli të luajë kundër Realit, veçanërisht në ndeshjen e dytë. /Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news